
Goran Gjuroviç, ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit i Malit të Zi, deklaroi nga Beogradi se Podgorica nuk ishte kundër nismës së Ballkanit të Hapur.
“Çdo nismë që çon në heqjen e barrierave, qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve, do të pranohet në Mal të Zi”, theksoi Gjuroviç, pas takimit me ministren e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Tatjana Matiç.
Serbia e vlerëson si mjaft të rëndësishme përfshirjen e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur, pasi do t’i siguronte akses në portet e këtij vendi me një kosto më të ulët se transporti i mallrave dhe tregtisë përmes Shqipërisë.
Takimi i radhës në kuadër të Ballkanit të Hapur është thirrur për t’u mbajtur në Ohër të Malit të Zi më 7 dhe 8 qershor dhe kryeministri Dritan Abazoviç ka dhënë përgjigje pozitive për pjesëmarrje.
Në kuadër të Ballkanit të Hapur, deri më tani mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut është dakordësuar udhëtimin e shtetasve vetëm me letërnjoftime dhe një sërë marrëveshjes për lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve.
Kundër përfshirjes në nismën “Ballkani i Hapur” vazhdojnë të jenë Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina.