SHBA po diskuton me vendet europiane për ti vendosur sanksione të tjera Rusisë. Sekretari Amerikan Blinken në një intervistë për tha se: “kur bëhet fjalë për naftën, naftën ruse, kemi biseduar me Presidentin (Joe Biden) anëtarë të tjerë të kabinetit pikërisht për këtë çështje, dhe tani jemi në bisedime me partnerët dhe aleatët tanë europianë për të gjetur një mënyrë të bashkërenduar perspektivën e ndalimit të importit të naftës ruse, ndërkohë që sigurohemi që furnizimi botëror të jetë në nivel të përshtatshëm”.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur disa saksione kundër Rusisë dhe Vladimir Putin që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës me 24 shkurt. Nëse vendet europiane vendosin të sanksionojnë nftën ruse, çmimet mund të pësojnë rritje drastike, duke rritur kostot për përdoruesit e mjeteve në të gjithë globin, duke qenë se Rusia është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë.