SHBA presion Polonisë për t’i dhuruar avionët luftarakë sovjetikë Ukrainës

6 March 2022, 16:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA presion Polonisë për t’i dhuruar avionët
Një avion luftarak MiG-29, prodhim sovjetik

SHBA po i bën presion Polonisë që t’i japë Ukrainës avionët e vet prodhim lindor, MiG dhe Sukhoi, që mund të drejtohen pa problem nga pilotët ukrainas.

Sipas NBC, Uashingtoni i ka premtuar Varshavës se çdo avion që do t’i japë Ukrainës do t’ja zëvendësojë me F-16 prodhim amerikan.

Mediat amerikane thonë se transferta e avionëve pritet që të formalizohet në ditët në vijim dhe ky vendim do të ishte një përforcim i ndjeshëm në ajër për ukrainasit, të cilët për të shpëtuar nga bombardimet ruse i kanë bërë thirrje NATO-s që të shpallë hapësirën e tyre ajrore si zonë ndalim-fluturimi.

Polonia ka në inventarin e saj 23 avionë MiG-29, 18 Sukhoi SU-22 dhe 11 helikopterë luftarakë prodhim sovjetik.


Video