Libi / Mbytet anija me 61 emigrantë ilegalë që ishin nisur drejt Europës

17 December 2023, 20:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Libi / Mbytet anija me 61 emigrantë ilegalë që ishin nisur drejt
Këpucë në brigjet e Libisë, ku u mbyt anija

Një tragjedi ka ndodhur në brigjet perëndimore të Libisë, ku të paktën 61 persona janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur si pasojë e përmbytjes së anijes nga dallgët e forta.

Libia njihet si pika dominuese e tranzitit për migrantët ilegalë që synojnë Europën nga vende si Afrika dhe Lindja e Mesme.

Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin e OKBS-së (IOM), tregojnë se më shumë se 28 mijë afrikanë kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdhe që nga viti 2014.

Kjo për faktin se, Mesdheu cilësohet si një nga rrugët më të rrezikshme të migrimit në botë.

Nga kaosi në Libi kanë përfituar trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët kanë kontrabanduar emigrantë nëpër kufijtë e gjatë të vendit.

Sipas hetuesve nga OKB-ja, ata më pas kthehen në Libi dhe mbahen në qendrat e paraburgimit të drejtuara nga qeveria, ku përjetojnë abuzime nga më të ndryshmet.


Video