Kuvendi i Kosovës bën në 23.00 provën e fundit për zgjedhjen e Presidentit. Kurti pranon edhe Osmanin, por nuk premton vota

28 April 2026, 22:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi i Kosovës bën në 23.00 provën e fundit për
Kuvendi i Kosovës

Prova e fundit për të zgjedhur presidentin nga Kuvendi i Kosovës është ora 23.00. Nëse nuk arrihet konsensusi për zgjedhjen e presidentit, Kosova do të mbajë sërish zgjedhje të reja.

Kryeministri Kurti në reagim ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku se atij po i pengon Vjosa Osmani, tha se “nuk i pengon asnjë kandidat që e sjellë LDK-ja”.

“Vetëm le të na i sjellin 15 nënshkrime. Ne ja plotësojmë nënshkrimet sa i mungojnë”, tha Kurti.

Megjithatë, ai nuk premtoi e as garantoi asnjë votë nga grupi i tij parlamentar për kandidatin e LDK-së.

“Në kuti, votimi është i fshehtë”, tha Kurti.

Për çdo kandidaturë për president të Kosovës, duhen të paktën nënshkrimet e 30 deputetëve. Ndërsa një deputet mund të përkrah vetëm një kandidat.

Kreu i qeverisë ftoi sërish partitë opozitare të marrin pjesë në votim para se të skadojë afati.

Ndërkohë, deklaratës së Kurtit i është përgjigjur Jehona Lushaku, shefe e grupit parlamentar të LDK-së. Tentativat për zgjedhjen e presidentit para se të skadojë afati, ajo i konsideroi “shoë politik” nga ana e LVV.

Nga ana tjetër, Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar i AAK-së, deklaroi se procesi nuk është demokratik, por është manipulim.

 


Video