Parlamenti grek është duke diskutuar në lidhje me paketën e qeverisë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas rritjes së fortë të çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë. Në fillim të fjalës së tij kryeministri Mitsotakis tha se Greqia qendron në krah të lirisë dhe se asnjë lider nuk duhet lejuar që të ndërmarrë nisma për ndryshimin e kufijve.
Kryeministri grek theksoi se kompanitë e karburanteve dhe ato të energjisë elektrike duhet të heqin dorë momentalisht nga një pjesë e fitimeve të tyre duke ia dorëzuar shtetit për shkak të situatës së vështirë që është krijuar.
“Masat janë të ndara specifikisht dhe jo horizontale. Është e padrejtë që kur të gjithë preken, të dobëtit dhe të fortët kanë të njëjtën mbrojtje. Masat janë gjithashtu të përgjegjshme. Asnjë masë e sotme nuk lejohet të minohet nesër”, tha ai.