“Koha t’i japim një mesazh Izraelit”, Stoltenberg: Duhet bërë më shumë për të mbrojtur civilët dhe…

7 April 2024, 15:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Koha t’i japim një mesazh Izraelit”, Stoltenberg: Duhet
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë të dhënë sot për BBC, u shpreh se dënon sulmet që u morën jetën shtatë punonjësve të ndihmave në Gaza.

I pyetur nëse mendon se Izraeli ka “shkuar tashmë shumë larg”, Stoltenberg u shpreh se është shumë e rëndësishme që aleatët e NATO-s, përfshirë SHBA-në, t’i përcjellin një mesazh shumë të qartë Izraelit se ata duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e organizatave humanitare.

Ai përshëndeti gjithashtu përpjekjet nga SHBA, Britanisë dhe vendeve të tjera, në lidhje me ndërmjetësimin për negociatat që kanë si qëllim një armëpushim.


Video