
Ambasada ruse në Paris ka publikuar një skicë ku ironizonte Europën, gjë që ka sjellë reagim të ashpër francez.
“Këto postime janë të papranueshme”, tha Ministria e Jashtme franceze.
Ambasadori rus në Ministrinë e Jashtme franceze u thirr pas një postimi të bërë në Tëitter nga ambasada, i cili u cilësua i papranueshëm nga Parisi, duke i bërë thirrje atij që të jepte shpjegime.
Ambasada ruse në Paris dje postoi një skicë ku shfaqet një trup i shtrirë në një tavolinë të quajtur “Europë”, ndërsa personazhet që përshkruhen si SHBA dhe Bashkimin Evropian e “shpojnë” atë me “vaksinat” e rusofobisë, neonazizmit dhe sanksioneve, ndërsa në disa shiringa të tjera lexohej “NATO”, “Covid-19” dhe “Cancel Culture”

“Këto postime janë të papranueshme. “Ne ia kemi bërë të qartë sot ambasadorit rus”, tha ministria e Jashtme franceze në një deklaratë për Reuters.
“Ne po përpiqemi të mbajmë një kanal kërkues dialogu me Rusinë dhe këto veprime janë krejtësisht të papërshtatshme.”