Biden heq kostumin presidencial, ha pica me ushtarët në Poloni (FOTO)

25 March 2022, 19:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Biden heq kostumin presidencial, ha pica me ushtarët në Poloni (FOTO)

Presidenti Joe Biden ka ndryshuar planet për shkak të mos mbërritjes së presidentit polak Andrzej Duda, avioni i të cilit u detyrua të kthehej në Varshavë për një ulje emergjente dhe tashmë ka mbërritur në kazermën Rzeszóë, ku strehohen trupat e divizionit të 82-të ajrore të SHBA-së të angazhuar në forcimin e krahut lindor të NATO-s.

Komandanti i përgjithshëm u shtrëngoi duart disa ushtarëve dhe bisedoi me ta.

Biden do të marrë pjesë më vonë në konferencën e planifikuar për krizën humanitare të Ukrainës me Dudën.

Menjëherë pas zbarkimit në Rzeszow, një qendër rreth njëqind kilometra larg Varshavës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u ndal për të ngrënë pica me ushtarët e divizionit të 82-të me bazë në Poloni.

Biden heq kostumin presidencial, ha pica me ushtarët në Poloni (FOTO)

Biden u ul në tavolinë me ushtarët dhe i shërbeu vetes një copë picë pa iu shpëtuar disa fotove. Pamjet e episodit, të përjetësuara nga vetë ushtarët, bënë menjëherë xhiron e internetit.

Biden heq kostumin presidencial, ha pica me ushtarët në Poloni (FOTO)

“Ajo që është në rrezik nuk është vetëm mbrojtja e Ukrainës, por demokracia në botë”, tha Joe Biden duke folur para trupave amerikane në Poloni, duke kujtuar se “ne jemi në mes të një beteje midis demokracive dhe autokracive”.



Video