Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të bëhet shefi i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë, pavarësisht shqetësimeve të opozitës se emërimi i ish-kryeministrit mund të dobësojë pavarësinë e këtij institucioni.
Stoltenberg, përpara se të nisë punën në drejtim e Bankës Qendrore të Norvegjisë ka thënë se do të përfundojë mandatin e tij në NATO që mbaron në fund të muajit shtator të këtij viti.
Stoltenberg, një ekonomist me profesion dhe ish-udhëheqës i Partisë Laburiste, ishte kryeministër i Norvegjisë në periudhat 2000 - 2001 dhe 2005 - 2013 para se të bëhej shef i NATO-s.
Ai ka qenë, gjithashtu, ministër i Financave dhe ministër i Energjisë.
Ida Wolden Bache, zëvendësshefe e Bankës Qendrore dhe rivalja kryesore e Stoltenbergut për këtë post do të jetë guvernatore në detyrë derisa Stoltenbergu të marrë zyrtarisht detyrën, tha Qeveria norvegjeze.