Vrau policin në Mal të Zi, shqiptari kërcënon gjykatësit e prokurorët: Do eliminoheni

4 February 2022, 09:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau policin në Mal të Zi, shqiptari kërcënon
Luan Hasanaj vrasësi i policit Milutin Lekoviç

Luan Hasanaj, shqiptari i cili vrau me plumb në kokë policin Milutin Lekoviç në Mal të Zi 3 vite më parë, ka kërcënuar gjyqtarët e prokurorët gjatë seancës gjyqësore në Podgoricë.

Seanca u mbajt ditën e djeshme, ku gjyqtari Predgrad Taba  e largoi atë nga seanca për shkak se filloi t'i kërcënonte ata duke thënë "Do eliminoheni të gjithë". "Pres të dal i armatosur dhe t'ju eliminoj të gjithëve", ka thënë Hasanaj.

Më 15 dhjetor të 2019, Hasanaj vrau oficerin e policisë Milutin Lekoviq, të cilin e qëlloi me armë në automjetin e policisë.

Ai tentoi të vriste edhe një oficere tjetër, Alexandra Kilibrda, por fatmirësisht arma i ngeci. Në momentin e vrasjes, ai shoqërohej nga vëllai i tij Luljzim Hasanaj dhe nëna Nura Hasanaj të cilët janë në burg pasi akuzohen për ndihmë dhe nxitje të autorit.


Video