Pse dhjetëra shtete po bojkotojnë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin?

4 February 2022, 08:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

    Pse dhjetëra shtete po bojkotojnë Lojërat Olimpike Dimërore

    Hapen sot Lojërt Olimpike Dimërore në Stadiumin Kombëtar të Pekinit, teksa Kina tenton të largojë vëmendjen nga shqetësimet për përhapje të koronavirusit dhe historinë rreth të drejtave të njeriut.

    Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Gjermania, Australia dhe shtete tjera, do të bojkotojnë hapjen e këtyre Lojërave për shkak të trajtimit që u bën Kina ujgurëve dhe grupeve tjera myslimane në Provincën Ksinjiang.

    Në mesin e liderëve tjerë që do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse janë: presidenti kazak, Qasym-Zhomart Toqaev, presidenti polak, Andrzej Duda, presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, dhe lideri de facto i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

    Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, janë disa prej liderëve të institucioneve globale që do të marrin pjesë në ceremoni.

    Pekini bëhet qyteti i parë mikrpitës i Lojërave Olimpike Veriore dhe atyre Dimërore.

    Mirëpo zgjedhja e Pekinit për të organizuar këto Lojëra është kritikuar për shkak të mungesës së borës natyrale.

    Ngjarjet në ambient të jashtëm do të mbahen të gjitha pothuajse në borë artificiale.

     


    Video