Imazhi i tij në reklama mashtruese të kriptove, miliarderi australian padit Facebook

3 February 2022, 20:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Imazhi i tij në reklama mashtruese të kriptove, miliarderi australian

Një miliarder australian ka ngritur një padi penale kundër Facebook, duke pretenduar se kompania dështoi të parandalonte reklamat e mashtrimit që përdornin imazhin e tij. Andrew Forrest argumenton se Facebook ka shkelur ligjet australiane kundër pastrimit të parave lidhur me përhapjen e dëmet e shkaktuara prej kriptomonedhave.

Ai tha se ishte hera e parë që Facebook po përballej me një çështje penale globalisht.

Mark Zuckerberg nuk komentoi rastin e Forrest, por tha se ai ishte "i përkushtuar për t'i mbajtur mashtruesit jashtë platformave të tij online”.

Forrest, i cili është kryetar i grupit të minierave Fortescue Metals, pretendoi se Facebook tregoi sjellje papërgjegjshmërie kriminale duke mos bërë asgjë për parandalimin e këtyre reklamave, që u shfaqën në fillim të 2019-s.

Reklamat mashtruese përdorin imazhin e tij dhe të personazheve të tjerë të famshëm për të promovuar investime false që premtonin pasuri. Edhe pse Facebook ndalon reklama të tilla, shumë të tilla ende shfaqen në platformë.

Çështja në një gjykatë australiane nga 28 marsi. Nëse është i suksesshëm ky kallëzim, Facebook mund të përballet me gjoba ose të detyrohet të ndryshojë reklamat e tij. Forrest ka ngritur gjithashtu një padi civile në shtetin amerikan të Kalifornisë, ku është selia e Facebook.

Në atë padi ai pretendon se Facebook "përfiton me vetëdije nga ky cikël i reklamave të paligjshme". Një australian ka humbur 670,000 dollarë për shkak të një reklame të rreme që shfaqte Forrest, thanë mediat vendase.

 


Video