‘Idiotë’, motra e presidentit të Koresë së Veriut fyen liderët për sanksione të mundshme

24 Nëntor 2022, 22:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kim yo Jong

 “Je më shumë se një qen i egër që gërryen një kockë të dhënë nga SHBA”, kështu e quajti presidentin e Koresë së Jugut dhe qeverinë e tij, Kim Yo Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut.

Kim Jong Un, ka sulmuar qeverinë e Koresë së Jugut, disa ditë pasi ajo tha se po shqyrtonte sanksione të reja lidhur me testet e fundit të raketave.

Ajo e cilësoi presidentin dhe administratën si idiotë që vazhdojnë të krijojnë situatë të rrezikshme, dy ditë pasi Ministria e Jashtme e Seulit tha se po shqyrtonte masa shtesë kundër Phenianit.

Si rrezik përfshihet edhe lëshimi i  një rakete ndërkontinentale në fillim të këtij muaji, e cila mund të kishte kishte goditur të gjithë territorin e SHBA.

Seuli po shqyrton gjithashtu marrjen e masave kundër sulmeve të supozuara kibernetike nga Koreja e Veriut , që besohet të jetë një burim i ri i rëndësishëm financimi për programin e saj të armëve, nëse shteti bën një provokim.

Ajo vazhdoi të nxirrte një paralajmërim për sipas saj “të pafytyrët dhe budallenjtë”, duke thënë: Sanksionet dhe presioni i dëshpëruar i SHBA-së dhe i Koresë së Jugut kundër Koresë së Veriut do t’i shtojë benzinë ??armiqësisë dhe zemërimit të kësaj të fundit dhe do të shërbejnë si lak për ata.

Ajo e ka cilësuar veten si personi i dytë më i fuqishëm i Koresë së Veriut pas vëllait të saj.

 

 

 

Video