Tërmeti, qytetarët në Bosnje flasin pas natës së frikshme: Zoti na ruajtë!

23 April 2022, 09:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tërmeti, qytetarët në Bosnje flasin pas natës së

Në Stolac, epiqendra e tërmetit të frikshëm qytetarët janë ende të tronditur dhe të trishtuar. Vdekja tragjike e 27-vjeçares Elmira Sefo ishte e rëndë për banorët e Stolacit. Siç raportojnë nga vendi i ngjarjes, qytetarët janë të frikësuar duke komentuar tragjedinë e ndodhur mbrëmë.

Shumë e kaluan natën në makina dhe shkurtimisht komentuan kalimthi: “Zoti na ruajt që kjo t’i ndodhë dikujt!”.

“Gjithçka na ktheu prapa… fjalët nuk mund ta përshkruajnë atë. Ishte e tmerrshme, pothuajse askush nuk flinte, sepse, pas atij tërmeti të parë, kishte disa pak më të dobët”, tregojnë Jasmina dhe Razija nga lagja Begovina.

 


Video