Humbin jetën 3 emigrantë në Kanalin Anglez/ Dalin FOTOT e para, si luftojnë të shpëtojnë

14 December 2022, 11:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Humbin jetën 3 emigrantë në Kanalin Anglez/ Dalin FOTOT e para,

Mediat britanike kanë publikuar imazhet e para nga operacioni i kërkim-shpëtimit në fundosjen e gomonesme emigrantë. Më herët u raportua se 43 emigrantë janë shpëtuar, ndërsa 3 kanë humbur jetën.

Në foto duket gomonia që është çarë dhe emigrantët që tentojnë të shpëtojnë, teksa një ekip shpëtimi iu është afruar. Në operacionin e kërkim-shpëtimit u përfshinë edhe helikopterë dhe ekipe franceze dhe mjetet e tyre.

Ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjsit, kur janë dhënë raportet e para për një varkë të dëmtuar. Qeveria britanike ka reaguar duke thënë se është në dijeni për incidentin.

 

 


Video