Policia theu dyert e një galerie arti në Londër për të shpëtuar një grua të rënë pa ndjenja mbi një tavolinë dhe vetëm atëherë zbuloi se ajo ishte bërë me shirit paketimi dhe mbushës shkumë.
Gruaja e pajetë që ata po përpiqeshin të shpëtonin ishte në fakt një instalacion arti i titulluar "Kristina", i cili është ekspozuar në galerinë e Londrës.
Policia e Londrës ju përgjigj një thirrjeje alarmi “person në ankth” në galeri mbrëmjen e 25 nëntorit
“Oficerët u detyruan të hynin në adresë, ku zbuluan se personi ishte në fakt një manekin”, tha një zëdhënës i policisë.
Sipas Sky News, instalacioni paraqet një grua të veshur me bluze mekapuç të verdhë, me kokën të zhytur përpara në një tas supë dhe me flokët e saj të gjatë biondë që ia fshehin fytyrën.
Skulptura realiste është e artistit amerikan Mark Jenkins, ajo është porositur nga Steve Lazarides dhe bazohet në motrën e zotit Lazarides.
Me sa duket, kjo nuk është hera e parë që instalacioni, i cili ndodhet në dritaren e galerisë, shkakton telashe. Në tetor, paramedikët u thirrën për të ndihmuar gruan manekin