Joe Biden firmos ligjin për martesat e homoseksualëve

14 December 2022, 00:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Joe Biden firmos ligjin për martesat e homoseksualëve
Presidenti Biden

Presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin për martesat e homoseksualëve, përpara një turme prej mijëra njerëzish, një ceremoni që pasqyron pranimin në rritje të bashkimeve të të njëjtit seks.

“Ky ligj dhe dashuria që ai mbron japin një goditje kundër urrejtjes në të gjitha format e saj”, tha presidenti Biden të martën në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë. “Dhe kjo është arsyeja pse ky ligj ka rëndësi për çdo amerikan”.

Ligji i ri synon të mbrojë martesat e homoseksualëve nëse Gjykata e Lartë e SHBA anulon ndonjëherë vendimin e saj të vitit 2015 që legalizoi martesat e të njëjtit seks në mbarë vendin. Ligji i ri mbron edhe martesat ndër-racore. Në vitin 1967, Gjykata e Lartë rrëzoi ligjet në 16 shtete amerikane që ndalonin martesat ndër-racore.

Nënshkrimi i ligjit shënon kulmin e një përpjekjeje disamujore dypartiake të nxitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë në qershor për të rrëzuar vendimin e vitit 1973 që e bëri të mundur abortin në të gjithë vendin.

Ligjvënës nga të dyja partitë ishin të pranishëm, ashtu si edhe Zonja e Parë Jill Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff. Këngëtarët Sam Smith dhe Cyndi Lauper interpretuan gjatë ceremonisë.


Video