
Një varkë e vogël emigrantësh u përplas në vështirësi në orët e para në Kanalin anglez pranë Kenti. Dyshohet se për pasojë kanë vdekur disa nga emigrantët.
Gazetari i BBC-së Simon Jones tha se kuptohet se ka pasur viktima, por ende nuk ka konfirmim nga autoritetet. Varkat e shpëtimit, ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare dhe një ambulancë ajrore u dërguan për të ndihmuar në një operacion kërkimi dhe shpëtimi.
Një anije peshkimi ishte gjithashtu në zonë për të ndihmuar me shpëtimin, u përfshinë gjithashtu helikopterë të Rojës Bregdetare HM nga Lydd dhe Lee on Solent dhe një nga Marina Franceze.
Mes tyre nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe shqiptarë që janë nisur drejt Anglisë. Incidenti vjen vetëm disa orë pasi kryeministri Rishi Sunak paralajmëroi ligje të reja për të trajtuar emigracionin e paligjshëm me vetëm 5 pika.