Hije spiunazhi në Greqi, arrestohen 4 turq në Rodos!

9 Gusht 2024, 16:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Katër shtetas turq janë vënë në pranga nga policia greke, pasi dyshohen për spiunazh.

Mediat greke shkruajnë se katër turqit punonin në një antenë telekomunikacioni pa lejen përkatëse.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë greke, në një antenë të vendosur mbi Klinikën Rajonale Multifizike të Lindos. 

Turqit pretendonin se ishin punësuar nga një kompani greke, por siç u konstatua, nuk kishin licencë nga Komisioni Kombëtar i Telekomunikacionit dhe Postave (EETT) për këto punime dhe as leje pune.

Sipas informacioneve, të katërt në të kaluarën kanë shqetësuar EYP-në për veprimin e tyre.

Video