U vra pas përplasjes me policinë serbe, jepet leja për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit nga Beogradi drejt Kosovës

8 Gusht 2024, 21:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Faton Hajrizi

Prokuroria e Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë muajin e kaluar, njoftoi të enjten Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD).

MPJD shkroi në Facebook se, avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, dhe ambasadori Jetish Jashari, po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.

“Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë pritet të mbërrijë në Kosovë rreth orës 01:00 pas mesnate.


Video