Shokuese / Atleti serb i “CrossFit” mbytet live gjatë garës, askush nuk u hodh për ta ndihmuar (Pamje të rënda)

8 Gusht 2024, 19:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga gara

Një atlet i CrossFit është mbytur gjatë garës në Teksas, teksa autoritetet vetëm pak çaste më parë kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë.

Atleti 28-vjeçar Lazar Dukiç, me origjinë serbe, është mbytur gati 100 metra larg vijës së përfundimit të garës 800 metra të gjatë në Fort Ëorth të Teksasit.

Tronditës është fakti se mbytja e tij është filmuar gjatë transmetimit live, teksa shikuesit mbetën të shokuar.

Një person nga publiku u hodh ta ndihmonte, siç raportojnë mediat, por u ndalua nga një punonjës i sigurisë me kajak.

Autoritetet e nxorrën trupin disa minuta më pas nga liqeni Marine Creek.

Video