Astronautët e Nasa-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams janë ende të bllokuar në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, dhe planet për udhëtimin e tyre të kthimit në Tokë po bëhen gjithnjë e më të komplikuara.
Dyshja ishin nisur në bordin e Starliner të Boeing në qershor, për atë që supozohej të ishte një mision testimi tetë ditor. Por anija kozmike, e cila ishte vonuar dhe goditur nga probleme edhe para se të ngrihej, hasi në disa probleme gjatë fluturimit të saj, gjë që bëri që inxhinierët të vononin misionin për t'i rikthyer ata.
Tani NASA ka thënë se nuk është ende e sigurt se Starliner do të jetë në gjendje të kthejë ekuipazhin në mënyrë të sigurt siç ishte planifikuar. Në vend të kësaj, ata mund të duhet të kthehen në shtëpi në shkurt, duke bërë një udhëtim me një anije kozmike të kompanisë SpaceX.
NASA ka theksuar se astronautët nuk janë ngujuar pa zgjidhje, në rast të një emergjence në bordin e stacionit hapësinor, ata do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi, për shembull.

Boeing ende shpreson se problemet me Starliner do të zgjidhen. “Ne ende besojmë në aftësinë e Starliner dhe arsyetimin e tij të fluturimit”, tha kompania.
Dhe NASA thotë se është duke punuar me kompaninë “për të vlerësuar gatishmërinë e anijes kozmike dhe nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me kthimin e Starliner”. Ky vendim mund të mos merret deri në gusht.
Boeing ka thënë se, nëse astronautët duhet të kthehen në shtëpi me një fluturim tjetër, atëherë do të “ndërmarrë veprimet e nevojshme për të konfiguruar Starliner për një kthim pa ekuipazh”. Kjo do të përfshijë rikonfigurimin e softuerit në mënyrë që Starliner të jetë në gjendje të kthehet në Tokë pa një ekuipazh.
Kjo duhet të bëhet sepse duhet të lirohet porta e ankorimit që do të përdoret nga anija tjetër e SpaceX.
Kjo ka të ngjarë të nënkuptojë që të paktën pjesa më e madhe e anijes do të digjet me hyrjen e saj në Tokë. Ky ka qenë gjithmonë plani dhe është një nga arsyet e vonesës, inxhinierët do të humbasin pjesën më të madhe të anijes kozmike në udhëtimin e saj nëpër atmosferë, kështu që duan më shumë kohë për të kuptuar më mirë se çfarë mund të ketë shkuar keq me të.