Hakerat sulmojnë tatimet italiane, kërkojnë dëmshpërblim: Ose publikojmë të dhënat

25 July 2022, 16:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hakerat sulmojnë tatimet italiane, kërkojnë
Hakerat sulmojnë edhe Italinë. Foto ilustruese

Hakerat kanë sulmuar agjencinë e taksave dhe tatimeve në Itali, duke kërkuar një shpërblim për të paguar brenda 5 ditëve, në të kundërt do të publikojnë të dhënat e qytetarëve dhe bizneseve, që thonë se kanë aksesuar.

Sipas mediave italiane, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të kuptuar shkallën e dëmeve të sulmit dhe nëse hakerat kanë siguruar vërtet akses te të dhënat, apo po luajnë bllofin.

Për të siguruar të dhënat është kërkuar ndërhyrja e SOGEI, shoqëria italiane e informacionit, ose homologia e AKSHI-t në Shqipëri.

Për momentin dyshohet se hakerat kanë arritur që të shkarkojnë nga serverat e agjencisë të tatimeve 78 gigabit dhe sipas disa zërave deri në 100 GB.

Dyshimet mbi autorësinë e sulmit bien mbi LockBit, një grup hakerash nga Europa Lindore, që fajësohen për një seri sulmesh kibernetike në Europë, duke filluar nga viti 2020.

Hakerat lëshuan një deklaratë në ‘dark ëeb’ kërkuan që një shpërblim të paguhet brenda 5 ditëve, pra deri më 31 korrik. Nëse agjencia refuzon të paguajë, të gjitha të dhënat e vjedhura do të bëhen publike, sipas deklaratës.

Çështja tashmë është në dorën e prokurorit publik të Romës. Sipas dyshimeve fillestare, grupi LockBit ishte në gjendje të hakonte bazën e të dhënave të Agjencisë duke përdorur profilin e një përdoruesi të hakuar më parë. Gjithçka, megjithatë, mbetet për t'u konstatuar.

Nga ana e saj, Agjencia i tha shtypit italian se "nuk dinte asgjë dhe se i kishte kërkuar Sogeit që ta kontrollonte, pasi Sogei është përgjegjës për sigurinë e rrjetit. “Ne përjashtojmë që të dhënat tatimore të jenë vjedhur. Ekspertët e IT-së të Policisë së Postës janë ende në punë për të zbuluar se çfarë të dhënash janë vjedhur”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

LockBit në tremujorin e fundit është bërë deri tani cybergang më aktiv në botë në aktivitetet e ransomëare, me mbi 200 sulme të kryera midis prillit dhe qershorit.

 


Video