Greqia ndryshon kushtet për hyrjen në vend për qytetarët e BE

4 February 2022, 13:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Greqia ndryshon kushtet për hyrjen në vend për qytetarët e

Mënyra e hyrjes së udhëtarëve në Greqi ndryshon nga e hëna e ardhshme 

Për qytetarët e vaksinuar plotësisht, nuk do të kërkohet me PCR ose testi i shpejtë, por mjafton një certifikatë vaksinimi.

Direktiva e re e udhëtimeve u bë e ditur nga Thanos Plevris në një deklaratë të shkurtër për televizionin publik ERT. Nga e hëna, pra, udhëtarët që vijnë në Greqi dhe janë të vaksinuar, do të duhet thjesht të tregojnë certifikatën e tyre për të hyrë në vend.

Bëhet fjalë për qytetaret e BE që kanë një certifikatë europiane aktive ka deklaruar  Thanos Plevris për ERT dhe ky vendim për heqjen e detyrimit te kryerjes se testeve për këta qytetarë pritet të nxisë ardhjet e turistëve.

Kjo pasohet nga një sërë masash që e bëjnë më të lehtë për vizitorët potenciale planifikimin e udhëtimit të tyre në Greqi.

Ministri i Turizmit Vassilis Kikilias ka deklaruar se: “Vendi ynë po përgatitet këtë vit për të pritur vizitorët e sezonit veror më herët se çdo herë tjetër nga data 1 mars. Turizmi grek ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit, duke dërguar një mesazh të fortë sigurie për udhëtarët në vendin tonë dhe do të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë vit”.

 


Video