Mediat e huaja raportojnë se mungesa e princeshës Kate Middleton nga daljet publike mund të ketë ardhur si pasojë e një ndërhyrjeje kirurgjikale që ajo ka kryer.
Në veçanti, mediat në Itali, duke iu referuar thashethemeve nga një gazetare britanike që raporton shpesh për Pallatin Mbretëror, shkruajnë se Princesha e Uellsit i është nënshtruar ileostomisë në janarin e kaluar.
Por çfarë është ileostomia?
Një ndërhyrje e tillë kirurgjikale bëhet kur sëmundja apo probleme të tjera shëndetësore, pengojnë zorrën te trashë (kolonin) që të nxjerrë siç duhet mbetet e tretjes.
Në këtë situatë, mjekët kryejnë hapjen e një vrime në bark, nga e cila feçet do të duhet të dalin përmes zorrës së hollë (ileumi) në një qese të jashtme. Dalja zakonisht bëhet në anën e majtë të barkut.
Procedura është mjaft e zakonshme, por mbetet delikate dhe komplekse e cila, për t'u kryer, kërkon një sërë testesh dhe masash paraprake, duke përfshirë përgatitjen e zorrëve përmes një diete të caktuar, agjërim të plotë të paktën mbrëmjen para operacionit, dhe marrjen e laksativëve disa orë më parë, për ta zbrazur dhe për ta bërë sa më “të pastër”.
Ileostomia mund të jetë e përkohshme, kështu që nevojitet vetëm për një periudhë të shkurtër kohore, sepse një pjesë e zorrës së trashë ka nevojë për kohë për të pushuar në mënyrë që të shërohet pas trajtimit ose operacionit, ose mund të jetë e përhershme, ku hiqet një pjesë e madhe e zorrës së trashë, kështu që skajet e prera nuk mund të bashkohen më.