Europa mbyll plotësisht hapësirën ajrore me Rusinë

27 February 2022, 18:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Europa mbyll plotësisht hapësirën ajrore me Rusinë

BE ka mbyllur plotësisht hapësirën ajrore ndaj Rusisë, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

"Ne po mbyllim hapësirën ajrore të BE-së për rusët, propozojmë ndalimin e të gjithë avionëve rusë, të regjistruar dhe të kontrolluar nga Rusia. Këta avionë nuk do të mund të ulen më, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e Bashkimit Evropian", tha ajo.

Kjo do të zbatohet për çdo avion që zotërohet ose kontrollohet nga një person shtetas, ose juridik rus.

“Pra, më lejoni të jem shumë e qartë: hapësira jonë ajrore do të jetë e mbyllur për të gjithë avionët rusë dhe kjo përfshin edhe avionët privatë të oligarkëve”, shtoi ajo.


Video