Ministri i Jashtëm i Ukrainës para negociatave me Rusinë: Vendin do e mbrojmë pa ultimatume

27 February 2022, 15:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ministri i Jashtëm i Ukrainës para negociatave me Rusinë: Vendin

Mes tensioneve Rusi-Ukrainë, një reagim i fortë ka ardhur nga ministri i jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba.

Menjëherë pas dakordimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të Bjellorusisë Lukashenko, për të zhvilluar një takim me delegacionin rus në kufirin me Bjellorusinë, vjen edhe mesazhi nga Kuleba.

Ai është shprehur qartë përpara fillimit të bisedimeve mes diplomatëve ukrainas dhe rusë: “Ne do të mbrojmë vendin tonë pa ultimatume. Nuk do të dorëzojmë asnjë metër katror të territorit tonë”.


Video