Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 18-vjeçar shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Caselle Torinese në Itali. Viktima është shtetasi Blend Halili.
18-vjeçari po drejtonte një automjet tip “Ford Ka”, në momentin kur humbi drejtimin dhe u përplas në murin e objektit të një ish-fabrike. Besohet se makina ishte pronë e babait të tij dhe se nuk kishte patentë shoferi.
Të plagosur kanë mbetur edhe tre shokët e Blend Halili, dy 18-vjeçar dhe një i mitur, të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Të rinjtë e përfshirë në aksident janë banorë të Caselle dhe po ktheheshin në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar së bashku.