Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbyllur pak më parë hapësirën ajrore, teksa Irani ka nisur një sulm me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar.
Shpërthime janë dëgjuar në Doha të Katarit, ku ndodhet baza më e madhe ajrore amerikane me rreth 10 mijë trupa. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë parë raketat e sistemeve të mbrojtjes “Patriot” teksa interceptojnë raketat iraniane.
Po sipas raportimeve të pakonfirmuara në mediat sociale, alarmi është lëshuar edhe në bazat amerikane në Bahrein, Kuvajt dhe Irak.
SHBA aktualisht ka baza ushtarake në të gjithë Lindjen e Mesme, duke përfshirë instalime të mëdha në Al-Udeid (Katar), Aktivitetin e Mbështetjes Detare në Bahrein, Kampin Arifjan dhe Kampin Buehring (Kuvajt), Al-Dhafra (Emiratet e Bashkuara Arabe), baza në Irak (Al-Asad), poste të vogla në Siri (Al-Tanf) dhe prani në Jordani, Arabinë Saudite, Oman dhe Turqi.