Përshkallëzim i rëndë / Irani lëshon 6 raketa balistike drejt bazës amerikane në Katar (PAMJET)

23 Qershor 2025, 18:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Baza amerikane në Katar

Irani raportohet se ka lëshuar të paktën gjashtë raketa ballistike drejt bazës ushtarake amerikane në Katar.

Reuters raporton se shpërthime janë dëgjuar sot mbi kryeqytetin e Katarit, Doha.

Vetëm pak minuta më parë, Katari mbylli hapësirën e tij ajrore dhe ambasadat e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar i këshilluan qytetarët e tij të "strehohen".

Një gazetar i Axios, duke cituar një zyrtar izraelit, tha se gjashtë raketa ishin lëshuar nga Irani të drejtuara drejt bazave ajrore amerikane në Katar.

Në pamjet më poshtë dallohen raketat e sistemeve amerikane "Patriot" të lëshuara për interceptimin e raketave iraniane.


Video