Trump paralajmëron: Mos rrisni çmimin e naftës, po ju vëzhgoj!

23 June 2025, 16:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump paralajmëron: Mos rrisni çmimin e naftës, po ju
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje në një postim në mediat sociale që çmimet e naftës të mbahen të ulëta, reagim që vjen pas raportimeve për mbylljen e mundshme të Ngushticës së Hormuzit nga Irani.

“Të gjithë, mbajini çmimet e naftës të ulëta. Jam duke ju vëzhguar”, ka thënë Trumpi, duke aluduar se kjo është një lojë e Iranit. 

Gardat Revolucionare e Iranit ka reaguar ndaj postimit të Trumpit në kanalin e saj në Telegram, duke thënë se "thashethemet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit e kanë frikësuar Trumpin!"

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë detare që lidh Gjirin e pasur me naftë me Oqeanin Indian, përmes të cilit kalojnë çdo ditë afërsisht 20% e furnizimeve botërore me naftë.


Video