Elon Musk përfundoi misionin, Shtëpia e Bardhë e falënderon: Bashkëpunimi me DOGE do të vijojë

29 May 2025, 23:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Elon Musk përfundoi misionin, Shtëpia e Bardhë e falënderon:

Shtëpia e Bardhë ka falënderuar miliarderin Elon Musk për kontributin e tij në përpjekjet për të ulur shpenzimet publike në administratën e presidentit Donald Trump.

Pas katër muajsh angazhim si zyrtar i posaçëm qeveritar, Musk njoftoi se ka përfunduar misionin e tij.

“E falënderojmë për punën e bërë dhe për prezantimin e nismës DOGE (Efikasiteti i Qeverisë). Përpjekjet për të reduktuar shpërdorimet, mashtrimet dhe abuzimet do të vazhdojnë,” deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt.

Ajo shtoi se anëtarët e kabinetit të presidentit Trump do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me stafin e Departamentit për Efikasitetin Qeveritar dhe me të emëruarit politikë në agjencitë federale për të avancuar misionin e nisur nga Musk.

Në një postim në platformën e tij sociale X, themeluesi i Tesla dhe SpaceX shkroi:

“Ndërsa periudha ime si zyrtar i posaçëm qeveritar po përfundon, dua të falënderoj presidentin Trump për mundësinë për të reduktuar shpenzimet e panevojshme. Misioni DOGE do të forcohet në të ardhmen dhe do të bëhet mënyrë jetese në administratë.”

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi kritikën e fundit të Musk ndaj Trump, duke theksuar se përpjekjet për eficiencë do të vijojnë pavarësisht largimit të tij.


Video