El Chapo dhe Pablo Escobar: Si krahasohen DY trafikanët më të mëdhenj të drogës në botë

4 October 2022, 11:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

El Chapo dhe Pablo Escobar: Si krahasohen DY trafikanët më të

Në 50 vitet e fundit, 2 grupe kriminale kanë dominuar narkotrafikun: Karteli i Medelinit dhe ai i Sinaloas. Secili prej tyre është drejtuar nga një figurë karizmatike: Pablo Escobar në Medellin dhe Joaquin El Chapo Guzman në Sinaloa. Mbretërimi i tyre përfundoi, por reputacioni i mizorisë së tyre ende vazhdon.

Joaquín "El Chapo" Guzmán është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e Nju Jorkut (SHBA) për 10 krime që përfshijnë vrasje, trafik droge dhe pastrim parash. Mbreti i trafikut të drogës do të duhet gjithashtu të kryejë një dënim shtesë prej 30 vitesh burg dhe të dëmshpërblejë SHBA-në me një gjobë prej 12.6 miliardë dollarësh.

Por "El Chapo" nuk ka qenë i vetmi trafikant i madh droge në kontinentin amerikan, ai ndan titullin e kapos më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm të drogës që nga fundi i viteve 1970 me dikë tjetër.

Pablo Escobar, djali i një fermeri nga Kolumbia rurale dhe Joaquín "El Chapo" Guzmán, me origjinë nga malet e thepisura të Sierra Madres në Meksikë, shpërndanë sasi të panumërta kokaine dhe drogash të tjera në mbarë botën, përpara se “mbretërimi” i tyre të merrte fund;  Ai i Escobarit në 1993 në një çati të pistë të Medelinit dhe e Guzmanit në 2017, kur u ekstradua në SHBA pasi u arrestua në Meksikë. Tani, Guzman do të kalojë pjesën tjetër të jetës në një nga burgjet më të izoluara të Amerikës.

Ndërsa ngjiteshin në majë, Escobar dhe Guzmán grumbulluan pafund pasuri dhe e ekspozuan botën ndaj horroreve nga tw të ndryshmet.

Karteli Medelin i Escobarit dhe karteli Sinaloa i Guzman trafikuan produkte të ndryshme, u përballën me konkurrentë të ndryshëm dhe u shërbyen tregjeve të ndryshme, por duke i krahasuar ato mund të kuptojmë fuqinë dhe shtrirjen e tyre.

Pablo Escobar

I lindur në një familje modeste fshatare pranë Medelinit në Kolumbinë veriore, Escobar e filloi karrierën e tij me krime të vogla, por shpejt bëri hapin drejt kontrabandës dhe përfundimisht filloi të transportonte ngarkesa të mëdha marijuane.

Në fund të viteve ‘70, ai dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij filluan trafikimin e kokainës nga Kolumbia, e cila mbetet  prodhuesi më i madh në botë i kokainës dhe në fillim të viteve 1980, karteli i tij Medelin eksportoi kokainë me vlerë miliona dollarë në tregun e pangopur amerikan.

El Chapo dhe Pablo Escobar: Si krahasohen DY trafikanët më të

Të ardhurat e Escobarit vështirë të përllogariten, por ato vlerësohen në rreth 420 milionë dollarë në javë në mesin e viteve 1980, që është rreth 22,000 milionë dollarë në vit. Në fund të asaj dekade, ai shiste 80% të kokainës në botë dhe fuste 15 tonë në ditë në SHBA.

Escobar shpenzoi shumë para për veten dhe familjen e tij dhe financoi kauza lokale, duke ndërtuar shtëpi dhe fusha futbolli dhe duke u dhënë para më të varfërve. Këto veprime e bënë atë të popullarizuar dhe përhapi një imazh të një njeriu popullor.

"Pablo fitonte aq shumë çdo vit sa ne e regjistronim 10% si humbje, sepse e hanin minjtë në magazinë,  dëmtoheshin nga lagështia, ose humbisnin”, siç pohoi vëllai i Escobarit në një libër që ai botoi në 2009.

Perandoria e Escobar tërhoqi vëmendjen e qeverisë kolumbiane, e cila u përpoq t'i jepte fund. Përplasjet mes qeverisë dhe trafikantëve të drogës shkaktuan një valë dhune njëvjeçare në Kolumbi.

El Chapo dhe Pablo Escobar: Si krahasohen DY trafikanët më të

Qeveria kolumbiane, me ndihmën e SHBA-së, ngriti një grup të posaçëm për të rrëzuar Escobarin, i cili  pësoi viktima të konsiderueshme  në përballjen e tij të parë me kartelin. Në mesin e vitit 1991, fushata e qeverisë e detyroi Escobarin të negocionte një marrëveshje që e lejonte atë të mbyllej në një burg të projektuar nga vetë ai në malet pranë Medelinit.

Në mesin e vitit 1992, provat se Escobar po kryente aktivitete të trafikut të drogës nga burgu e detyruan qeverinë ta arrestonte swrish. Por Escobar u arratis nga burgu dhe doli në arrati.

Gjatë kësaj kohe, ai dhe familja e tij kanë udhëtuar nga një vend në tjetrin, duke mos qëndruar kurrë në të njëjtin vend për më shumë se 2 ditë. Në një moment, Escobar dogji 2 milionë dollarë në kartëmonedha për të ngrohur familjen e tij.

Me kalimin e kohës, ai u fsheh vetë, por mbajti kontakte me familjen duke shmangur përpjekjet e autoriteteve për të gjurmuar komunikimet. Më 2 dhjetor 1993, fati i tij mbaroi. Forcat kolumbiane të sigurisë, të cilat dyshohet se po punonin me Los Pepes, një grup paraushtarak që po gjurmonte gjithashtu Escobarin, u mblodhën në shtëpinë e Medellin ku ai po qëndronte.

Kur shpërthyen derën, Escobar iku me nxitim përtej çatisë. Ashtu si shumë detaje të jetës së tij, është e paqartë se kush qëlloi me armën që vrau bosin më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm të drogës në botë.

El Chapo dhe Pablo Escobar: Si krahasohen DY trafikanët më të

Vdekja e Escobar çoi në shpërbërjen e kartelit të tij, por perandoria e tij kriminale ka pasur një ndikim të gjatë në Kolumbi. Rivali i tij kryesor, karteli i Calit, mori kontrollin në vitet e mëvonshme duke mësuar nga gabimet e Escobar. Por karteli i Calit ra në mesin e viteve '90, gjë që çoi në një farë evolucioni në botën e krimit në këtë vend.

Vitet e fundit, vrasësi kryesor i Escobar-it u lirua nga burgu dhe u bë një aktivist politik i krahut të djathtë në Kolumbi. Djali i Escobarit, i cili ka akuzuar mediat për “ glorifikim” të kriminelëve si babai i tij, dhe e veja e tij janë akuzuar së fundmi për pastrim parash në Argjentinë.

Ish-presidenti kolumbian César Gaviria, i cili mbikëqyri rënien e Escobarit, i ka bërë thirrje botës që të mos e luftojë drogën me masat e ashpra që ai përdori.

Joaquin "El Chapo" Guzman

Guzmán nuk ishte baroni i parë i drogës që doli nga malet Sierra Madre në shtetin veriperëndimor meksikan të Sinaloas, por karteli që mori emrin e këtij shteti u bë një fuqi globale nën udhëheqjen e tij.

Si kreu i kartelit Sinaloa, Guzman mbikëqyri kultivimin e marihuanës dhe opiumit në të gjithë Meksikën dhe iu drejtua furnizuesve të Amerikës së Jugut për të kënaqur orekset e tij në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi. Në kulmin e tij, karteli kishte prani në 24 nga 32 shtetet e Meksikës dhe në rreth 50 vende, duke përfshirë një rrjet të gjerë në SHBA.

El Chapo dhe Pablo Escobar: Si krahasohen DY trafikanët më të

Në një moment, u raportua se karteli kontrollonte 35% të kokainës së prodhuar në Kolumbi dhe sipas Administratës së Zbatimit të Drogës, furnizonte 80% të heroinës, kokainës, marihuanës dhe metamfetaminës që mbërrinte në rajonin e Çikagos çdo vit.

Gjithashtu besohet se Karteli i Sinaloas ka një prani të madhe ndërkombëtare. Aktiviteti i kartelit është zbuluar në Australi, Hong Kong dhe Filipine. Karteli ose njerëzit e lidhur me të janë vendosur në Afrikën Perëndimore dhe Veriore.

Në vitin 1993, pak pasi u ngrit në gradat më të larta në kartelin Sinaloa, Guzmán u arratis në Guatemalë pas një shkëmbimi zjarri me rivalët në Guadalajara, Meksikë, në të cilën u vra një kardinal. Ai u arrestua dhe u mbyll në një burg meksikan.

El Chapo dhe Pablo Escobar: Si krahasohen DY trafikanët më të

U arratis në vitin 2001, duke u fshehur në një karrocë lavanderie. Ajo arratisje thuhet se u organizua përmes personelit të sigurimit të shtetit që punonin për Guzmanin, duke treguar lidhjet e tij të ngushta me qeverinë.

Ai qëndroi në arrati për 13 vjet përpara se të arrestohej në Mazatlán, Meksikë, në bregun e Sinaloas, në shkurt 2014. Pas një qëndrimi 17-mujor në burg, gjatë të cilit ai vazhdoi të drejtonte kartelin, u arratis përsëri në mënyrë spektakolare.

Sipas një raporti, bashkëpunëtorët e kartelit hapën një tunel nën burg, por gabuan zonën. Të pazbuluar apo të pa dekurajuar, ata thjesht gërmuan një tunel tjetër, duke e lejuar Guzman të rrëshqasë dhe me një motoçikletë të shkonte tek një shtëpi e ndërtuar pranë burgut.

Pas 6 muajsh në arrati, Guzmán u rikthye në fillim të janarit 2016 në Los Mochis, një qytet në Sinaloa, jo shumë larg vendit ku lindi.

Në të njëjtin burg nga i cili ishte arratisur 6 muaj më parë, avokatët e Guzman bënë apele të shumta dhe vetë Guzmán dyshohet se kishte bërë plane për të lidhur një marrëveshje me autoritetet amerikane .

Shqetësimet mbetën për një tjetër arratisje, që thuhet se i shtyu autoritetet ta transferonin atë në një burg tjetër më afër kufirit të SHBA.

Qeveria meksikane miratoi ekstradimin e Guzman në gjykatat amerikane në Teksas dhe Kaliforni në fund të majit 2016 dhe avokatët e tij u përgjigjën me apele të mëtejshme .

Megjithatë, në orët e fundit të mandatit të Presidentit Barack Obama, Guzman u transferua nga një burg afër qytetit Juárez, Meksikë, dhe u dërgua në Long Island, ku autoritetet amerikane e çuan në Manhattan dhe e mbyllën në një nga burgjet më të sigurta.

El Chapo dhe Pablo Escobar: Si krahasohen DY trafikanët më të

Ai kaloi më shumë se një vit nën mbikëqyrje të fortë dhe pothuajse në izolim total përpara se të fillonte gjyqi i tij në nëntor 2018.

Gjatë gjyqit 34-mujor në Bruklin prokurorët paraqitën prova se ai drejtonte një organizatë kriminale të përhapur që lëvizte sasi të mëdha droge, korruptonte policinë dhe politikanët në të gjitha nivelet dhe kryente akte brutale dhune ndaj rivalëve dhe civilëve.

Guzman u dënua për të gjitha akuzat dhe u dënua me burgim të përjetshëm në ADX Florence, një burg i sigurisë maksimale në Kolorado i quajtur "Alcatraz of the Rockies".

Guzmán është treguar elastik dhe dinak, por dënimi i tij në SHBA shënon fundin e karrierës së gjatë të trafikantit 61-vjeçar dhe zyrtarët amerikanë po e kthejnë vëmendjen te 14 miliardë dollarët që ata thonë se ka fshehur.

Në Meksikë, karteli Sinaloa përballoi trazirat në muajt pas arrestimit të Guzman . Rivalët sfiduan kontrollin e djemve të Guzman dhe Zambada, të cilët thuhet se bashkuan forcat për të marrë përsipër organizatën.

Persona të armatosur sulmuan shtëpinë e nënës së Guzman , e cila ndodhet në qytetin e tij të lindjes në Sinaloa. Vetë fëmijët kanë qenë  gjithashtu në shënjestër, të paktën një prej tyre është rrëmbyer në gusht 2016, por u lirua disa ditë më vonë.

El Chapo dhe Pablo Escobar: Si krahasohen DY trafikanët më të

Në shkurt 2017, djemtë e Guzmanit u zunë në pritë nga njerëz të armatosur që pretendonin se punonin për Damaso López Núñez, ish-zyrtari i sigurisë, i kthyer në anëtar të kartelit, i cili u bë krahu i djathtë i babait të tyre.

Djemtë e Guzman dhe Zambada duket se kanë hequr qafe rivalët e tyre, të cilët përfshinin kartele dhe fraksione rivale të udhëhequra nga vëllai i Guzmanit dhe nga López dhe djali i tij, Damaso López Serrano.

Karteli Sinaloa nuk ka pasur kurrë strukturën hierarkike të shumë prej konkurrentëve të tij, duke funksionuar më shumë si një federatë grupesh, e mbikëqyrur nga Guzman dhe Zambada, i cili besohet se është në të 70-at e tij. Ai mbetet i fuqishëm, por kjo dhe bandat e tjera të mëdha tw drogës së shpejti mund të jenë thjesht “diçka e së kaluarës”./VoxNews



Video