Filmonte fshehurazi klientët e hotelit në momente intime, pronari: I regjistroja për përdorim personal

3 Tetor 2022, 18:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Në një hotel në fshatin Kassandra në Halkidiki të Greqisë pronari kishte vënë kamera të fshehta përgjimi në dhoma.

Skandalin e ka denoncuar fillimisht një çift, të cilët thanë se gjetën një kamerë të fshehtë vëzhgimi në dhomën e tyre që regjistronte momentet private.

Çifti ka vënë re kamerën e fshehtë më 29 shtator dhe të nesërmen ka denoncuar pronarin në Polici, në mënyrë që të vijojë procesi i vetëkontrollit.

Në një hetim të kryer nga autoritetet, u zbulua se të paktën dhjetë çifte të tjera ishin regjistruar vetëm në këtë dhomë, ndërsa kamerat ishin në të gjitha dhomat e akomodimit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke pronari është shoqëruar dhe ka theksuar në dëshminë e tij se po regjistronte momentet private të klientëve për përdorim personal. Më pas ai është lënë i lirë.

Video