"Trafikantët e vërtetë janë politikanët", Brenda burgut më të sigurt të SHBA-së, rrëfimi i El Chapo-s: Ne jemi thjesht vegla!

3 Tetor 2022, 13:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
El Chapo

“Për vite me radhë, autoritetet kanë goditur drejtuesit e supozuar të grupeve kriminale, por kjo nuk ka shërbyer për asgjë. Nëse do të shkonit pas politikanëve që e kanë lejuar këtë gjë, atëherë do të ishte diçka tjetër”, u shpreh Mariel Colón në një rrëfim për Business Insider.

Ai shtoi më tej se El Chapo është i vetëdijshëm që mund të jetë një “vegël” e politikës nga qeveritë e SHBA dhe të Meksikës. “Çdo president amerikan ka trofeun e tij. Trump kishte Chapo-n. Pas tij, Biden ka trofeun e tij. Gjithmonë ka qenë politike.

Ndërkohë, gjatë gjyqit, El Chapo përmendi disa presidentë të Meksikës, shefa policie e oficerë të lartë ushtarakë si të përfshirë në tregtinë e drogës.

Në vitin 2019,  El Chapo u dënua me burgim të përjetshëm për akuza të shumta të lidhura me drogën. Prej asaj kohe, ai është duke qëndruar në izolim në ADX Florence, në burgun e Kolorados të konsideruar si më të sigurtin në SHBA.

Atij i lejohet vetëm një orë ajrosje në ditë dhe vetëm 15 minuta telefonata në muaj, me 3 persona të kontrolluar më parë nga qeveria amerikane, nëna e tij, një nga motrat dhe fëmija i tij më i vogël.

Trajtimi i Guzman në këtë mënyrë, i cili sipas avokatëve është çnjerëzor dhe rezultat i një hakmarrje politike, ka për qëllim që ta parandalojë atë të arratiset dhe të përfshihet në aktivitete të paligjshme, por edhe pse ai është pas hekurave që nga janari i vitit 2016, biznesi i Kartelit të Sinaloas vijon të lulëzojë.

Video