Ekzekutoi bashkëshorten në prani të vajzave të mitura, Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm

27 December 2024, 11:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekzekutoi bashkëshorten në prani të vajzave të mitura,
Edmond Lajçin me viktimën Gjyljeta Ukella

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me burgim të përjetshëm Edmond Lajçin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella.

Aktgjykimi është shpallur të premten dhe sipas tij ai dënohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Laçi e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor në Gjykatën Themelore në Pejë.

Familjarët e Ukellës e kanë mirëpritur vendimin.

Sipas aktakuzës, Lajçi e qëlloi bashkëshorten për vdekje me plumb në kokë mëngjesin e 16 prillit “për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën”.

“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, u tha ai autoriteteve të rendit, sipas aktakuzës.


Video