Ekipet e shpëtimit në Turqi nxjerrin të gjalla nga rrënojat dy gra, qëndruan të bllokuara për 5 ditë

11 February 2023, 10:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ekipet e shpëtimit në Turqi nxjerrin të gjalla nga rrënojat

Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë nxjerr të gjalla nga rrënojat dy gra, pasi ato kishin qenë të bllokuara për 122 orë, thanë autoritetet të shtunën.

Nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit, numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka arritur në mbi 24.150.

Një ditë më herët, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se autoritetet duhej të kishin vepruar më shpejt pas kësaj fatkeqësie natyrore.

Rreth 80.000 persona janë duke u trajtuar në spitale, ndërkaq 1.05 milion persona kanë mbetur pa shtëpi, tha Oktay.

“Qëllimi ynë kryesor është të sigurohemi që ata t’i kthehen jetës normale, duke u ofruar strehim brenda një viti dhe duke ua shëruar dhimbjen sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi Oktay.

Në Siri, që po ashtu u godit nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka realizuar vizitën e parë në zonat e prekura nga tërmeti. Siç ka raportuar media shtetërore siriane, ai së bashku me gruan e tij Asma, kanë vizituar një spital në Alepo.

Tërmeti i së hënës prej 7.8 ballësh – që u pasua nga disa tërmete të tjera të fuqishme – në Turqi dhe Siri, është fatkeqësia e shtatë më vdekjeprurëse e këtij shekulli.

 


Video