Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Teksa numri i viktimave si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur, shpresa për të gjetur të mbijetuar poshtë rrënojave nuk është shuar.
Një nënë dhe 2 vajzat e saj janë shpëtuar në qytetin e goditur rëndë nga tërmeti, Kahramanmaras.
Sipas CNN, 2 vajzat u shpëtuan 112 orë pas tërmetit, ndërsa nëna e tyre u shpëtua 1 orë para se të bijat u nxorën të gjalla nga rrënojat.
Ekipi i shpëtimit tha pas gjetjes së 50 trupave të pajetë sot në këtë zonë, “gjetja e tre personave të gjallë tani i bën përsëri të shpresojnë”.
Numri i të vdekurve pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë javë është rritur në 23,726.