Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
FBI po kontrollon rezidencën e ish-zëvendëspresidentit të SHBA-ve Mike Pence në Indiana në kërkim të çdo dokumenti tjetër të klasifikuar, përveç atyre të gjetura tashmë.
Lajmin e raporton CNN. FBI gjithashtu pritet të kontrollojë zyrën e Pence në Uashington, në ditët në vijim.
Kërkimi vjen pasi FBI-ja dhe Divizioni i Sigurisë Kombëtare i Departamentit të Drejtësisë nisën një shqyrtim të dokumenteve dhe se si përfunduan në shtëpinë e Pence. Nuk është ende e qartë se me çfarë lidhen dokumentet apo niveli i tyre i ndjeshmërisë apo klasifikimit.
Vetë Pence ka thënë se donte të bashkëpunonte, siç bëri Joe Biden në rastin e tij të ngjashëm.