Një 14-vjeçare që ishte raportuar e humbur në viitn 2021 është gjetur në dollapin e një shtëpie në Miçigan, shtatzënë.
Agjencia federale e Marshallëve në SHBA gjeti adoleshenten rreth orës 17:30 të së martës, në një gjendje të shqetësuar, raporton “Sky News”.
“Ajo ishte shumë e shqetësuar, qante dhe ishte e frikësuar. Nuk ishte e sigurt se çfarë do t’i ndodhte”, tha drejtuesi i ekipit, Robert Watson. Autoritetet mundën ta gjurmonin vajzën pasi kishin marrë disa informata për të kontrolluar shtëpinë.
Ajo u dërgua në spital për një kontroll të përgjithshëm dhe u zbulua se ishte shtatzënë. Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve i thanë Watson se babai i saj ishte “i çliruar” që vajza ishte gjetur. “Ai po përballej me këtë makth prej një viti e gjysmë. Tani është shumë më mirë”, tha Watson.
Zyrtarët thanë se kanë ngritur padi për rrëmbim ndaj nënës së vajzës, e cila ka kujdestarinë e saj