E rëndë / 19-vjeçari nga Kosova vritet me thikë në kufirin serbo-kroat

28 Shtator 2023, 15:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një 19-vjeçar nga Kosova është vrarë me thikë në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, pas një sulmi në rrethana të paqarta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Batrovc, raporton raporton gazeta serbe “Blic”.

Media serbe raportoi se dy persona nga Kosova janë sulmuar në një pikë kufitare mes Kroacisë e Serbisë më 26 shtator. Njëri prej tyre ka vdekur nga plagët që ka marrë.

Një shofer kamioni nga Bosnje e Hercegovina ka rrëfyer ngjarjen, duke thënë se ka parë një burrë dhe një grup njerëzisht që ishin në rrugën përballë kufirit.

“Pashë një burrë dhe një grup njerëzish që u gjendën në rrugën përballë kufirit dhe një burrë duke vrapuar. Pak më vonë, mes kamionëve, pashë një tjetër të ri që kishte rënë. Nuk isha i sigurt se çfarë po ndodhte dhe zakonisht nuk dalim nga kamioni në këtë pjesë të rrugës, veçanërisht natën, sepse ka emigrantë të fshehur në zonë. Policia ka ardhur rreth orës 22:00”, ka thënë dëshmitari.

Njëri prej të rinjve kosovarë, raportohet të ketë shpëtuar nga sulmi me thikë, ku thuhet se i dyshuari është një emigrant nga Afganistani.

Video