Qoka e fundit e drejtoreshës së Ministrisë Arisa Cane për Klodia...
12 Shtator, 22:48Fokus
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën se SHBA-të do të ndalojnë fushatën e bombardimeve kundër Houthi-ve në Jemen, pasi tha se grupi terrorist kishte deklaruar se "nuk duan të luftojnë".
"Ata thjesht nuk duan të luftojnë", u tha Trump gazetarëve nga Zyra Ovale. "Ata thjesht nuk duan dhe ne do ta respektojmë këtë. Ne do t'i ndalojmë bombardimet."
Trump tha se bombardimet ndaj objektivave të rebelëve Huthi do të ndalen "në mënyrë efektive menjëherë".
Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha më pas se "puna" ishte të ndaleshin sulmet ndaj anijeve në rajon.
"Nëse kjo do të ndalet, ne do të ndalemi", shtoi ai.