Donald Trump këmbëngul: Shmanga luftën mes Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk shkoni mirë më merrni në telefon!

19 February 2026, 16:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Donald Trump këmbëngul: Shmanga luftën mes Kosovës dhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë fjalës në takimin e parë të Bordit të Paqes në Uashington, foli edhe për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai këmbëngul se ka zgjidhur një konflikt të armatosur mes tyre.

“Zgjidhja konfliktin mes Kosovës e Serbisë”, tha Trump duke iu drejtuar më pas presidentes Vjosa Osmani:

“Nëse nuk shkoni mirë më merrni në telefon, do ta zgjidhim”.

“Kosova dhe Serbia, edhe atë e zgjidha. Kosova dhe Serbia, kemi bërë punë të jashtëzakonshme.

Nëse nuk shkoni mirë më merrni në telefon do ta zgjidhim”, u shpreh presidenti i SHBA.


Video