Djali i themeluesit të zinxhirit të njohur të modës “Mango”, Jonathan Andic, është bërë person i dyshuar në hetimet për vdekjen e babait të tij, Isak Andic, i cili ndërroi jetë dhjetorin e kaluar pasi ra nga një greminë në Montserrat, afër Barcelonës.
Fillimisht ngjarja u cilësua si aksident, por mediat spanjolle “El País” dhe “La Vanguardia” raportojnë se hetimet po trajtohen tani si vrasje e mundshme, pasi dëshmia e djalit është cilësuar “e paqëndrueshme”.
Familja Andic ka deklaruar se po bashkëpunon me autoritetet dhe është e bindur në pafajësinë e Jonathan-it.
Isak Andic, një nga figurat më të njohura të industrisë së modës spanjolle, themeloi markën “Mango” në vitin 1984 dhe e shndërroi atë në një prej zinxhirëve më të mëdhenj të veshjeve në Europë.