Bien sirenat, rinisin sulmet mes Izraelit dhe Iranit (VIDEO)

14 June 2025, 23:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bien sirenat, rinisin sulmet mes Izraelit dhe Iranit (VIDEO)
Bien sirenat, rinisin sulmet mes Izraelit dhe Iranit (VIDEO)

Irani dhe Izraeli kanë aktivizuar sulmet ajrore ndaj njëri-tjetrit e njëkohësisht sistemet e tyre mbrojtëse.

Irani ka lëshuar dronë dhe raketa drejt qyteteve izraelite, ndërsa ushtria izraelite thotë se po sulmon Teheranin.

“Po sulmojmë objektiva ushtarake në kryeqytetin e Iranit”, thotë ushtria e Izraelit.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit thotë se Forca e saj Hapësinore qëlloi një breshëri të madhe raketash dhe dronësh drejt Izraelit, në hakmarrje ndaj sulmeve izraelite.

Sipas njoftimit, sulmi i ri përfshin një kombinim të dronëve dhe më shumë se 100 raketave, me qytetet Haifa dhe Tel Aviv si objektivat kryesorë. “Sulmi do të prishë gjumin e banorëve”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga televizioni shtetëror iranian.

Video nga sulmet iraniane në veri të Izraelit:

Video nga sulmet në Teheran:

Nga ana tjetër, izraelitët janë strehuar në vendet përkatëse për situate lufte në pjesën veriore të vendit.

Raportohet se Izraeli po kryen sulme ajrore edhe në Jemen, me synim vrasjen e një zyrtari të milicisë Huthi.


Video