Në një fjalim të rrallë drejtuar popullit të Iranit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje “të ngrihen dhe të lejojnë që zërat e tyre të dëgjohen”, pasi Izraeli nisi me sulme vdekjeprurëse ndaj armikut të tij rajonal.
“Ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë së tij historike, duke u ngritur në këmbë për lirinë tuaj nga një regjim i lig dhe shtypës”, tha Netanyahu. Por në Iran, thirrja e udhëheqësit izraelit nuk u dëgjua!
Siç shkruan CNN, thirrjet e Netanyahu-t jo vetëm që nuk merren në konsideratë, por kanë shkaktuar revoltë.
“Izraeli po e nënvlerëson dashurinëpër vendin tonë. Ideja se bombardimi ynë, i shtëpive tona, vrasja e fëmijëve tanë do të na nxirrte në rrugë është tronditëse. Ne duam të jetojmë në paqe, pavarësisht nëse na pëlqen regjimi apo jo”, tha për CNN një 36-vjeçar iranian, në kushtet e anonimitetit.
Disa prej tyre u shprehën të zemëruar dhe pohuan se nuk do t’u nënshtroheshin kurrë kërkesave të Netanyahut.
“A do të doja që regjimi të mos ishte në pushtet? Absolutisht. A do të doja që qyteti im të bombardohej nga një diktator tjetër? Absolutisht jo”, tha një 28-vjeçare.
“Mos lejoni që lajmet e rreme t’ju mashtrojnë, realiteti i asaj që po ndodh në Iran, si një iranian që ka jetuar në të vërtetë në Iran, që ka familjen e tij në Iran, Izraeli nuk po i ndihmon në asnjë mënyrë njerëzit tanë. Nuk kam nevojë për lajme të rreme dhe fjalime propagandistike”, shtoi ajo.