Sulm i dyfishtë nga një burrë i veshur si polic: Qëllon dhe vret një deputete dhe burrin e saj, pastaj plagos një senator në SHBA

14 Qershor 2025, 17:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Melissa Hortman dhe John Hoffman

Senatori i Shtetit të Minesotës, John Hoffman dhe deputetja Melissa Hortman, së bashku me bashkëshortët e tyre, u qëlluan me armë zjarri nga një burrë i veshur si oficer policie në Minneapolis. Të dy janë anëtarë të Partisë Demokratike-Laburiste të Agrikulturës.

Sipas raportimeve fillestare, të dy u qëlluan me armë zjarri brenda shtëpive të tyre përkatëse.

Deputetja vdiq së bashku me bashkëshortin e saj.

Ndërkohë, senatori është plagosur rëndë, ashtu si edhe gruaja e tij.

Alarmi u dha në orën 5:30 të mëngjesit të së shtunës (ora lokale), kur Departamenti i Policisë i “Brooklyn Park” dërgoi alarmin pas disa të shtënave me armë. Policia thotë se po kërkon një të dyshuar “të armatosur dhe të rrezikshëm”.

Bëhet fjalë për një burrë të bardhë me flokë ngjyrë kafe i cili kishte veshur një jelek policie të zi antiplumb sipër një këmishe dhe një palë pantallona blu.

Ai mund të jetë kamufluar si një anëtar i forcave të rendit.

Guvernatori Tim Walz tha në një konferencë për mediat se ky ishte një akt dhune me motive politike.

“Po e monitorojmë nga afër situatën dhe do të ndajmë më shumë informacion së shpejti”, tha Guvernatori Tim Waltz.

Departamenti i Policisë i “Brooklyn Park” ka lëshuar një urdhër për izolim në vend për një rreze prej tre miljesh (4.8 km) të Fushës së Golfit në Edinburg.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët e zonës të mos i hapin dyert e tyre një oficeri policie, por vetëm janë të pranishëm dy oficerë, raportoi portali lokal i lajmeve “Fox 9”.

Këto sulme vijnë në një kohë kur dhuna politike po bëhet më e shpeshtë në SHBA.

Video