
Ushtria ruse u përpoq për të tretën ditë me radhë për të kaluar një lumë në rajonet jugore të Ukrainës dhe për të tretën herë me radhë humbi pothuajse të gjitha mjetet e blinduara në betejë.
Kështu deklaron për BBC, Serhiy Hayday, kreu i ushtrisë ukrainase për rajonin e Luhanskut. Ai tha se Rusia po përpiqej shumë të kalonte Siversky Donets në mënyrë që të rrethonte një qytet strategjik në lindje të Ukrainës.
Por ai pohoi se në ditët e betejave intensive, forcat lokale kishin shkatërruar me shpejtësi autoblindat dhe helikopterë dhe shkatërruan tre herë urat provizore të ndërtuara nga rusët për të kaluar lumin.
Pamjet nga vendi i ngjarjes konfirmojnë këto deklarata. Ato tregojnë dhjetëra automjete të blinduara të djegura në brigjet e lumit.
Shërbimi ukrainas i informacionit, InformNapalm, tha se Rusia filloi përpjekjen e saj të parë për të kaluar lumin në datën 8 maj. .
Por, sapo kaluan, forcat ukrainase shkatërruan urën ponton në ujë dhe trupat ruse u zunë në kurth.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe tha se përpjekjet "shumë e rrezikshme" për të kaluar lumin tregojnë presionin e madh për avancim në luftë në të cilën janë komandantët e ushtrisë ruse.
Lumi rrjedh nëpër rajonet Donestsk dhe Luhansk, të dyja objektivat kryesore ushtarake ruse.
Moska ende nuk ka komentuar mbi këto humbje, ndërsa ka një "një grumbullim të madh" të trupave ruse në përpjekje të përsëritura për të rrethuar forcat ukrainase.
Në sulme të përsëritura, trupat ukrainase thanë se kanë "eliminuar rreth 70 njësi të armëve dhe pajisjeve të rënda ruse", duke ndërprerë përpjekjet për të kaluar. Nuk është e qartë se sa ushtarë rusë u vranë në batalionin e fundit, i cili zakonisht përbëhet nga më shumë se 500 trupa.