Albin Kurti prezanton EMRAT e kabinetit të ri, u kërkon deputetëve ta votojnë

26 October 2025, 12:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albin Kurti prezanton EMRAT e kabinetit të ri, u kërkon
Albin Kurti

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti deklaroi se nuk kanë arritur koalicion për formimin e qeverisë.

Nga foltorja e Kuvendit, ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë, Kurti prezantoi qeverinë e re dhe u kërkoi deputetëve që ta votojnë, duke parë interesin shtetëror dhe jo atë partiak.

Para deputetëve, Kurti tha votimi për qeverinë e re, sot është një akt për shërbimin ndaj vendit dhe jo thjesht si një formalitet politik.

Kurti tha se po të pranohej oferta për bashkëqeverisje, sot do t’i propozohej Kuvendit një qeveri e re e koalicionit. Sipas tij, vota e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit, kishte përcaktuar se duhet të ketë një koalicion qeverisës, mirëpo partitë parlamentare nuk kishin gatishmëri për një gjë të tillë.

Zëvendësministër i parë dhe Ministër i Jashtëm, – Glauk Konjufca

Zëvendësministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu

Ministër i Shëndetësisë Arben Vitia

Ministër i Arsimit – Avni Zogiani

Ministër i Kulturës – Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit – Blerim Gashani

Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës – Dimal Basha

Ministër i Tregtisë – Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenda Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Vejsha


Video